Swiss Gebäudetechnik

Rreth Swiss GT

Ujë i pastër, nga matja te mirëmbajtja.

Swiss GT ofron zgjidhje për trajtimin e ujit që përmirësojnë cilësinë e përditshme të jetës. Jemi të specializuar në zbutës uji dhe sisteme osmoze e kundërt, dhe e mbulojmë vetë të gjithë ciklin: matjen, montimin, servisimin dhe kontrollimin.

Besojmë se uji i pastër është pjesë e shëndetit të përditshëm. Prandaj punojmë me pajisje zvicerane dhe me komponentë që mund të servisohen edhe vite pas montimit.

Distinktivi Swiss Made

Misioni

Të sigurojmë ujë të pastër dhe të sigurt për çdo shtëpi dhe biznes, përmes produkteve të trajtimit të ujit të prodhuara në Zvicër dhe të montuara si duhet.

Vizioni

Të njihemi në rajon për cilësinë, për zgjidhjet e qëndrueshme dhe për mbështetjen pas shitjes, jo vetëm për pajisjen e shitur.

Pse Swiss GT

Tri gjëra që i mbajmë njësoj në çdo projekt.

  • Produkte cilësore

    Punojmë me pajisje të prodhuara në Zvicër dhe me komponentë standarde si valvulat Clack, që gjenden edhe pas vitesh.

  • Përvojë në terren

    Ekipi ynë matë fortësinë, propozon modelin, e monton dhe e mirëmban vetë sistemin. Nuk e kalojmë punën te të tretë.

  • Qëndrueshmëri

    Rigjenerimi sipas konsumit real ul harxhimin e kripës dhe të ujit krahasuar me sistemet që punojnë me orar fiks.

Teknik i Swiss GT duke montuar valvulën e kontrollit

Ku punojmë

Selia
Suharekë, Kosovë
Mbulimi
Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut
Shërbimet
Montim, servisim, kontrollim
Garanci
2 vjet prodhuesi